Sport

Refuzojnë fanellat Lgbt, 7 lojtarë regbie bojkotojnë ndeshjen vendimtare

Gazeta Si – Nuk pranojnë të zbresin në fushë me fanellat që mbështesin komunitetin Lgbt. Disa lojtarë të Manly Warringah Sea Eagles, kampionatit elitar të regbisë në Australi, i komunikuan skuadrës së nuk donin të luanin me fanellën-ylber për “arsye besimi dhe kulturore”.

Ka ndodhur në Australi kjo ngjarje, në nivelin më të lartë të regbisë. Shtatë lojtarë të Manly Warringah Sea Eagles bënë të qartë qëndrimin e tyre dhe bojkotuan ndeshjen ndaj Sydney Roosters, vendimtare për futjen në ‘play-off’.

Fanellat pro komunitetit Lgbt, që shkaktuan polemika. Gazeta Si, 26 korrik 2022

Klubi njoftoi se do përdorte fanella në mbështetje të komunitetit Lgbt, por ky vendim i ka bezdisur këta lojtarë, sidomos për faktin se është marrë në mënyrë të njëanshme.

Në rrjetet sociale ishte e paevitueshme të mos kishte polemika. Klubi australian ka bërë me dije se e pranon vendimin e lojtarëve të vet për të mos luajtur. Madje, ka kërkuar ndjesë ndaj tyre dhe ndaj komunitetit Lgbt.

Trajneri Des Hasler ka pranuar: “Një gabim, që ka shkaktuar konfuzion dhe dhimbje për shumë persona, veçanërisht për ata grupe njerëzish, të drejtat e të cilëve synohej të mbështeteshin”.

Ka reaguar edhe regbisti i parë profesionist i deklaruar gej, Ian Roberts, për vite me radhë një kolonë e skuadrës australiane. “I trishtuar dhe i keqardhur për këtë bojkot”, – tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë