Projektimet në muret e godinave qeveritare, apo publike të sloganeve partiake nga ana e Partisë Demokratike në Tiranë dhe tabelat gjigante të Partisë Socialiste të vendosura në territorin e Bashkisë së Gjirokastrës bien ndesh me Kodin Zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar letra dy partive kryesore, duke u kërkuar që të heqin dorë nga këto metoda të të bërit fushatë elektorale, pasi sipas KQZ-së, po shkelin Kodin.
Rasti i parë është projektimii nga ana e Partisë Demokratike të një materiali propagandistik në Universitetin Politeknik të Tiranës shfaqur në fasadën e tij. KQZ i kujton PD-së se përcaktimet të neneve të Kodit Zgjedhor e ndalojnë këtë.
Në letrën për Partinë Socialiste, KQZ kujton tabelat gjigante të vendosura në territorin e Bashkisë së Gjirokastrës dhe kërkon marrjen e masave të menjëhershme për heqjen e tyre.
Kodi Zgjedhor ndalon projektimin dhe afishimi i materialeve propagandistike të partive politike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqe, apo instuticione arsimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








Lini një Përgjigje