Futboll

Rekord i Realit, kampion bote për të tretën herë radhazi

Real Madrid fiton Botërorin e klubeve për të tretin vit radhazi. Në finalen e luajtur në “Zayed Sports City Stadium” të Abu Dhabit, spanjollët fituan 4-1 ndaj Al-Ain, të zotëve të shtëpisë. Dominim total i Realit, që zhbllokoi rezultatin me Luka Modriç pas 14 minutash lojë dhe më pas shënuan Markos Lorente dhe Serxhio Ramos. Nader shkaktoi një autogol në kohën shtesë, ndërsa Shiotani shënoi golin e nderit për Al Ain 4 minuta para fundit.

Trajneri Solari hodhi në sulm Benzemanë, të mbështetur nga Bejl dhe Lukas Vazkuez, duke lënë sërish në stol Iskon dhe Asension. Gjithçka siç ishte parashikuar: Reali kontrollon lojën dhe shënon pa shumë vështirësi. Skuadra vendëse jep ndonjë sinjal, por pa probleme për madrilenët, që i afrohen golit disa herë me Benzema dhe Bejl, por ai që dyfishon shifrat është Markos Lorente. Goli që mbyll llogaritë është i të zakonshmit Serxhio Ramos, kapitenit që realizoi me kokë dhe shifrat shkuan në 3-0. Me kokë shënoi edhe Shiotani në portën e Kurtua, një gol krenarie për skuadrën arabe, kurse Nader shkaktoi një autogol në kohën shtesë dhe ndeshja u mbyll 4-1.

Reali feston treofeun e radhës

Real Madridi është kampion bote për të shtatën here në historinë e tij, ashtu si të gjithë e kishin parashikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë