Futboll

Rekord lojtarësh pozitivë në Angli, 36 brenda një jave

Britania e Madhe është në këtë moment ndër vendet me të prekura nga Koronavirusi dhe Premier Liga, një nga kampionatet më të fortë në botë, po vuan pasojat e kësaj situate. Brenda një jave është shënuar një numër rekord lojtarësh që kanë rezultuar pozitivë.

Javën nga data 4 deri më 10 janar janë bërë dy xhiro tamponësh për 2593 persona, ku përfshihen futbollistë dhe pjesëtarë të stafeve teknike. Dhe 36 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Ky është numri më i lartë i regjistruar në kampionatin anglez që kur ka nisur sezoni 2020-2021. Skuadra të ndryshme kanë pasur shpesh mungesa gjatë kësaj periudhe, me lojtarë që janë detyruar të futen në karantinë.

Ka pasur edhe raste, kur ndonjë skuadër është paraqitur në ndeshje me lojtarë stoli apo edhe të rinj. I tillë ishte edhe rasti i Aston Vilës në FA Cup, ku ajo u paraqit ndaj Liverpulit me futbollistë të skuadrës U-18 dhe asaj U-23. Është një nga momentet më të vështirë në futbollin anglez që nga koha e nisjes së pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë