Maratona e një jete, një pasion pa limit që ka kaluar një ikonë të Lojërave Olimpike si Marlene Ottey. Gara e 50 kilometrave në Tokio 2020 nuk i ka dhuruar ndonjë medalje spanjollit Jesús Ángel García Bragado, por një rekord historik.
Në moshën 51-vjeçare, maratonisti nga Madridi ka marrë pjesë në Olimpiadën e 8-të radhazi. Edhe pse vendi që ka zënë është larg më të mirëve (i 35-ti, me kohën 4h10’03”), ai objektivin e ka arritur dhe tashmë ka vendosur të thotë “mjaft”.

Bragado, i cili ka debutuar në Barcelonë ’92, bëhet rekordmeni i të gjitha kohërave për pjesëmarrjen në Olimpiada në atletikën e lehtë, duke kaluar sprinteren xhamajkiane, Ottey, 7 herë në Olimpiada. “Jam i zhgënjyer, nuk e prisja të dilja kaq keq, nuk e kisha llogaritur ndikimin e diellit, kam humbur. E kisha pulsin shumë të lartë në mes të garës”, – ka shpjeguar maratonisti nga Madridi.
“Këmbët nuk më bindeshin, më shteruar forcat. Trupi më kërkoi që ta lija garën, por nëse do ta bëja, do të pendohesha për gjithë jetën”, – ka shtuar ai më tej për shtypin spanjoll. Mes maratonistëve më të njohur të të gjitha kohërave, ai është dalluar për jetëgjatësinë sportive.
Garcia ka edhe numrin më të lartë të pjesëmarrjeve në kampionatet botërorë të atletikës së lehtë, 12 herë. Në Shtutgart 1993, një vit pas debutimit, ai fitoi medaljen e artë, më pas medalje argjendi në Athinë 1997, Edmonton 2001 dhe Berlin 2009, përveç një argjendi dhe një bronzi në Europian. Në Lojërat e Pekinit u rendit i 4-i.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje