Futboll

Rekordi i Realit dhe Barcelonës, 15 kartonë të kuq në favor të tyre në Champions

Kartoni i kuq ndaj Freuler të Atalantës në sfidën e së mërkurës në Ligën e Kampionëve, ishte i 15-ti në favor të Realit të Madridit, duke llogaritur të gjitha ndeshjet e luajtura nga “Los Blancos” në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve.

Një rekord ky që madrilenët e ndajnë me rivalët e tyre historikë të Barcelonës sa i takon kompeticionit më të rëndësishëm europian në rang klubesh. Kjo statistikë e marrë nga “Opta” ka sjellë reagime të ndryshme në rrjetet sociale nga ana e tifozëve, sidomos atyre italianë. Dy klubet e mëdha spanjolle akuzohen se favorizohen nga arbitrat.

Në fakt, kjo statistikë shpjegohet me faktin se Reali dhe Barcelona janë mes skuadrave që kanë luajtur më shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve. Gjithashtu, janë edhe dy skuadrat që kanë thuajse gjithmonë lojtarët më të mirë në botë, të cilët shpesh ndalen duke marrë koston e kartonit të kuq. Përtej këti fakti, kartoni i kuq i Atalantës ka krijuar shumë polemika, madje edhe në Spanjë është pranuar si ishte karton i verdhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë