Futboll

Rekordi negativ i Apolonisë, nesër e drejton trajneri i tretë për këtë sezon

Artan Mërgjyshi, trajneri që e ngjiti në Superiore, nuk pati mundësi ta drejtonte Apoloninë në nivelin elitar të futbollit shqiptar. Kryeqytetasi kishte një pikë në kontratë për dyfishim page, në rast të ngjitjes në elitë, por klubi nuk ia plotësoi dhe drejtimin e skuadrës e mori italiani Xhovani Kolela. Edhe ai qëndroi pak në krye të Apolonisë, pasi nuk pati sukses.

Pas largimit të italianit, drejtuesit fierakë ia besuan drejtimin e ekipit ndihmësit të tij, Nikolin Çoçllit, i cili qëndroi tri javë, duke marrë edhe fitoren e vetme në kampionat. Klubi e shkarkoi edhe Çoçllin dhe në ndeshjen e nesërme me Teutën do të jetë Bledar Borova në stolin e Apolonisë, edhe ai ndihmëstrajner dhe trajner në ekipet e moshave. Edhe ai me siguri është i përkohshëm.

Italiani Kolela, një nga trajnerët e larguar nga Apolonia. Gazeta Si, 18 dhjetor 2020

Shumë shpejt në Fier do të mësojnë emrin e trajnerit të tretë të skuadrës brenda një faze kampionati, pa llogaritur Mërgjyshin. Një rekord negativ ky për një klub, që së fundi është pëmendur shpesh si shembull pozitiv për punën që po bën, sidomos në sektorin e të rinjve.

Trajneri është gjithmonë një çështje te fierakët, por përderisa situata nuk ndryshon edhe pas ndërrimit të shpeshtë në stol, i bie që nuk është vetëm aty problemi. Apolonia është e fundit në renditje, me 5 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë