E promovuar në fillimet e saj politike nga kryeministri Edi Rama me të cilin e lidh një bashkëpunim i gjatë ndër vite qysh kur ai ishte kryetar bashkie dhe ajo nënkryetare, Mimi Kodheli, e cila për herë të parë është pozicionuar në një vend jo të sigurtë në Tiranë për deputete, thotë se e ka pranuar sfidën.
“Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës.
Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhës të cilës, jam e bindur që do t’ia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë!”, shkruan Kodheli në Facebook duke e shoqëruar me një foto të saj të para 20 viteve.
Një ditë më parë, Kodheli e tha edhe gjatë mbledhjes së kryesisë se ishte e gatshme te pranonte pozicionimin e Ramës porse e shihte të pamundur të mblidhte aq vota sa duhet për të kaluar pragun sa kohe që zona që ajo mbulon në Tiranë nuk kishte aq e favorshme për të.
“Unë kam vetëm një problem, jam dakord me vendin 21, por mua më keni lënë vetëm 9 kuti, qendra votimi, për të cilat po punoj dhe është e pamundur që në këto 9 qendra votimi të mbledh vota që duhen për t’u bërë deputet…”, është shprehur ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje