Lajme

Rënia e ashensorit në Don Bosko, policia arreston teknikun

Policia ka arrestuar teknikun e pallatit në “Don Bosko” pas incidentit të djeshëm ku një vajzë pësoi lëndime si pasojë e shkëputjes së ashensorit.
49-vjeçari A. M., banues në Tiranë, sipas policisë ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh, duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
Një muaj më parë po në këtë ashensor ishin bllokuar disa persona. Disa prej banorëve janë shprehur se shpeshherë kanë ngritur shqetësimin se ashensori nuk punonte normalisht, por nuk është marrë asnjë masë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë