Partia Republikane e Teksasit votoi të premten një rezolutë që thotë se zgjedhja e Presidentit Joe Biden në 2020 ishte e paligjshme dhe u bëri thirrje republikanëve të tjerë “të sigurojnë integritetin zgjedhor” gjatë garave afatmesme në nëntor.
“Ne hedhim poshtë rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020,” thuhet në një nga GOP i Teksasit, duke e quajtur Biden një “president në detyrë” i cili “nuk ishte zgjedhur në mënyrë legjitime nga qytetarët e Shteteve të Bashkuara”.
Deklarata u publikua pasi 5,000 delegatë republikanë të Teksasit votuan masivisht rezolutën që ngjall dyshime në lidhje me vlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve dhe rikthen edhe njëherë këtë debat.
“Ne besojmë se zgjedhjet e 2020 shkelën nenin 1 dhe 2 të Kushtetutës së SHBA-së, se sekretarë të ndryshëm të shtetit anashkaluan në mënyrë të paligjshme legjislaturat e tyre shtetërore në kryerjen e zgjedhjeve të tyre në mënyra të shumta, përfshirë duke lejuar marrjen e fletëvotimeve pas datës 3 nëntor 2020”, thuhej në rezolutë.
Deklarata pretendon se “mashtrimi i konsiderueshëm zgjedhor” në zonat kryesore metropolitane anoi rezultatet në shumë shtete për t’i dhënë Biden një fitore ndaj Presidentit Donald Trump.
Përpara zgjedhjeve afatmesme, zyrtarët e GOP inkurajuan votuesit që “vetë, miqtë dhe familjarët e tyre të dilnin vullnetarë për të mbrojtur votën”.
“Republikanët e Teksasit me të drejtë nuk kanë besim në rezultatet e zgjedhjeve të 2020 dhe ne nuk na intereson sa herë elitat na thonë që duhet të kei besim”, tha gjithashtu në deklaratë Matt Rinaldi, kryetari i Partisë Republikane të Teksasit.
Pretendimet e manipulimit të zgjedhjeve teoritë e konspiracionit rreth legjitimitetit të fitores së Biden kanë përndjekur për marrjes së detyrës nga Joe Biden, prej një viti e gjysmë tashmë.
Pretendimet nxitën dhjetëra padi në të gjithë vendin, të cilat u frymëzuan nga republikanët në muajt pas fitores së Biden, duke argumentuar se fletëvotimet ishin numëruar në mënyrë të gabuar dhe duke u përpjekur të ndalonin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Por, ta gjitha paditë u rrëzuan për mungesë provash.
Gjatë seancave dëgjimore në komisionin hetimor të ngritur në Kongres për ngjarjet e 6 janarit, republikanë të lartë kanë folur për shqetësimin e tyre me armiqësitë që çuan në incident, ndërsa të tjerë kanë rrëfyer hapur pranimin e nocionit se përpjekjet ligjore për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve ishin të pabaza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje