Bota

Reshjet e borës gjunjëzojnë edhe Japoninë, të paktën 17 të vdekur

Gazeta Si – Në Japoni, të paktën 17 persona kanë vdekur në 10 ditët e fundit për shkak të reshjeve të mëdha të borës, të cilat shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra shtëpi.

Zonat më të goditura të vendit, janë bregu perëndimor dhe ishulli verior i Hokkaidos.

Lartësia e borës në 24 orë në disa vende ka arritur një metër. Qeveria ka paralajmëruar njerëzit në zonat më të goditura të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin drejtimin e automjeteve.

Dhjetëra njerëz u plagosën në aksidente ose humbën jetën nën dëborë në prefekturat Hokkaido, Akita, Yamagata, Niigata dhe Ishikawa.

Qindra familje vijojnë të mbeten pa energji elektrike, ndërsa një pjesë e madhe e automjeteve mbetën të bllokuara në disa rrugë dhe autostrada. 

Autoritetet i kanë bërë bënë thirrje banorëve që të kenë kujdes kur largojnë dëborën dhe të mos punojnë vetëm.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive, tha se një grua rreth të 70-ve u gjet e vdekur nën një grumbull dëbore në qytetin Nagai të Prefekturës Yamagata, rreth 300 km në veri të Tokios, ku bora u arriti në më shumë se 80 cm.

Shumë pjesë të Japonisë verilindore raportuan trefishin e mesatares së tyre të borës për këtë sezon.

Dëbora e madhe rrëzoi një kullë të transmetimit të energjisë elektrike, duke lënë rreth 20,000 shtëpi pa energji, megjithëse ajo u rivendos në shumicën e zonave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë