Ai barazim 0-0 në Champions është konsideruar një dështim i madh teknik. Interi i Antonio Kontes u përmbyt në ndeshjen e fundit në grupet e Ligës së Kampionëve, duke mos qenë i aftë të kualifikohet për në fazën e 1/8-ave për të dytin sezon radhazi.
Menjehërë pas këtij dështimi kanë filluar të qarkullojnë zërat për një revoluzcion në klubin ziklatër, ku vendin e dyshes juventine Konte-Marota pritet ta marrë ajo laciale Inzagi-Tare. Hija e drejtorit sportiv shqiptar të Lacios dhe ajo e trajnerit Simone Inzagi tashmë është shumë e fortë mbi treshen zikaltër Konte-Marota-Auzilio, që deri tani ka tradhëtuar pritshmëritë.

Lëvizja mund të bëhet për sezonin e ardhshëm dhe Interi është gati të plotësojë çdo kërkesë të dyshes laciale. Me shumë mundësi, bashkë me Taren dhe Inzagin do të vishet zikaltër edhe Sergej Milinkoviç-Saviç, i vlerësauar 80 milionë euro nga Lotito. Një shifër që në kohë pandemie duket e pamundur, por Interi do të bëjë të gjitha përpjekjet.
Për Igli Taren, pas Milanit del në skenë edhe Interi. Drejtuesi shqiptar nuk e tradhëtoi Lacion për Milanin, edhe pse më ketë të fundit ka qenë tifoz, ndërsa tani pritet të mësohet si do të rrjedhin ngjarjet me Interin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje