Politike

Shorti/ PD do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së me numër tek, PS tek ato çift

Komiteti Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti këtë të enjte mbledhjen e radhës në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Pas shortit të hedhur në KSHZ u vendos që Partia Demokratike të propozojë anëtarin e shtatë të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve me numër tek, ndërsa Partia Socialiste tek ato me numër çift.

Gjithashtu në mbledhjen e KSHZ u miratua dhe formati i vulave që do të kenë në dispozicion KZAZ-të dhe KQV-të në zgjedhjet e 25 prillit si dhe shenjat dalluese të logjistikës zgjedhore.

“Komisioneri shqyrtoi edhe aktet “Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021” si dhe “Për miratimin e modeleve dhe specifikimeve të shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë