Dy janë përfundimet kryesore që mund të nxjerrësh me rezultatin e shpallur nga votimi dhe numërimi elektronik për bashkitë Elbasan, Kamzë dhe Vorë.
E para se e djathta është përçarë ndjeshëm edhe në numër mandatesh dhe e dyta që PD-ja e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka dalë force e tretë politike në vend. Madje në Vorë, PD nuk ka marrë ansjë mandat për këshilltar
Në Elbasan ku Gledian Llatja i PS-së ka marrë mbi 55% të votave kundrejt Luçiano Boçit me 44% të votave, rezultati për këshillat është po aq i ndjeshëm.
Partia Socialiste ka marrë 28 mandate në këshillat bashkiake, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 13 mandate, 1 mandat PSD, 7 mandate PD, 1 PDIU dhe 1 mandat Partia e Gjelbër.

Për të vijuar me bashkinë e Vorës ku kandidati i PS-së Blerim Shera ka marrë një rezultat të thellë me 73% të votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Indrit Hoxha me 26.48% të votave. Shpërndarja është e thellë edhe për këshillat bashkiake.

13 mandate ka marrë PS-ja, 4 mandate koalicioni “BF”, 2 mandate PAA, 1 mandat PR dhe 1 FRD. Në Vore, Partia Demokratike nuk ka asnjë mandat këshilltari.
Për të shkuar tek Kamza tek bashkia për të cilën koalicioni “BF” ka dyshime mbi rezultatin, nisur nga diferenca prej 10 mijë votash mes Rakip Sulit dhe Arjan Hoxhës.

Në Kamzë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 11 mandate, PS ka fituar 21 mandate, ndërsa partitë PAA, PR, Aleanca Liberale e Djathtë dhe FRD kanë fituar respektivisht nga një mandat, PSD ka marrë dy mandate ndërsa PD-ja e Alibeajt ka fituar 3 mandate. Ajo që vihet re është se në të tria bashkitë edhe nëse bashkohen votat e këshilltarëve të opozitës, ato nuk përbëjnë shumicën për këshillat bashkiakë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje