Politike

Rifitoi Tropojën, Rexhë Byberi i PS-së festë me valle dhe tupanë

Nga Gazeta ‘SI’ – Partia Socialiste ka marrë zyrtarisht edhe bashkinë Tropojë, me një mandat të dytë për Rexhë Byberin i cili ka nisur festën me simpatizantët e tij. Festimet kanë nisur ende pa përfunduar numërimi i votave, por rezultati ishte i dukshëm.

Fotografitë i ka ndarë deputetja e qarkut Kukës, Gerta Duraku, e cila shkruan: “Fitoreeee Tropojaaa! Më shumë se askush na bëre të lumtur dhe krenarë! Qofsh e bekuar Malësi e Gjakovës!”

Diferenca e votave me kandidatin nga aleance Bashkë Fitojmë, Besnik Dushaj me vetëm 250 vota.

Tropoja është bashkia e 20-të që merret nga PS, si rezultat i zgjedhjeve të djeshme, 14 maj 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë