Gazeta Si – Gazsjellësi “Nord Stream”, që lidh Rusinë me Gjermaninë rifilloi nga puna këtë të enjte pas 10 ditësh punë mirëmbajtjeje.
“Po funksionon”, tha zëdhënësi i “Nord Stream”, pa specifikuar sasinë e gazit të dorëzuar.
Kështu, gazi nga Rusia kthehet në Gjermani, e cila po përgatitej për skenarin më të keq dhe prej andej në Evropë.
Megjithatë, raporton gazeta gjermane “Handelsblatt”, vëllimet janë më të ulëta se përpara mbylljes së tubacionit për mirëmbajtje më 11 korrik.
“E llogaritur ditën, kjo përkthehet në furnizime me gaz prej 45-50 milionë metra kub”, i tha “Handelsblatt”, Andreas Schraeder nga firma e kërkimit të tregut Icis.
Kjo do të thotë se “Nord Stream 1” do të funksiononte vetëm me 30% të kapacitetit të tij.
Përpara mirëmbajtjes, përqindja ishte ende 40% dhe kjo ishte prurja që u paralajmërua dje, ose rreth 67 milionë metër kub në ditë.
Megjithatë, sasitë e shpallura mund të ndryshojnë edhe gjatë një dite me një paradhënie.
Zëdhënësi i “Nord Stream”, tha se do të duhet pak kohë për të arritur nivelet e zakonshme të transportit të gazit.
Gazprom kishte ndërprerë funksionimin e gazsjellësit për 10 ditë për mirëmbajtje dhe kishte shqetësime, edhe pas disa deklaratave të gjigantit rus të energjisë, se gazsjellësi nuk do të rifillonte siç duhet.
Moska e kishte përdorur arsyen e mungesës së një turbine kompresori për të ulur furnizimet.
Me perspektivën e ndalimit total, Komisioni Evropian më 20 korrik shpalli planin e emergjencës, i cili parashikon një ulje prej 15 për qind të konsumit.
Ndërkohë, çmimi i gazit të tregtuar në Ttf në Amsterdam po bie. Kontrata e së ardhmes për dorëzimin e gushtit u ul me 4.9% në 147.4 euro për megavat orë pas lajmit për rihapjen e rubinetave të gazit në Evropë. Megjithatë, mbetet pasiguri për sasinë e gazit të injektuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje