Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rihapur hetimin për Ornela Naqellarin, kryetaren e Gjykatës së Lezhës. Seanca do të mbahet të enjten në orën 09:30.
Drejtuesja e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari, në seancën dëgjimore u përball me një hetim të kryer në të tria kriteret e rivlerësimit, kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Ndonëse në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës kaloi pa probleme duke u konsideruar e përshtatshme, ajo që u diskutua nga trupa gjykuese ishin 3 denoncime të publikut, të cilat ngritën dyshime për aftësitë profesionale të kryegjyqtares.
Një tjetër denoncim i bërë ishte edhe ai i kancelares së Gjykatës, e cila ka pretenduar para KPK-së se Naqellari kishte pajisur me vërtetim një person, që nuk ishte paraqitur në gjykatë. Për denoncimin e kancelares, gjyqtarja pretendoi se shkeljet nuk ishin kryer nga ajo, por nga vetë kancelarja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje