Futboll

Rikardo Kaka, djaloshi i pastër i Brazilit që fitoi tri herë

Rikardo Izekson dos Santos Leite, i njohur si Kaka, do të lindte më 22 prill të 38 viteve më parë. Një fëmijë me fat në një vend të madh dhe kontradiktor si Brazili. Një vend që dashurohet me kampionët e dalë nga varfëria dhe që nuk e kishte të lehtë t’i besonte një djali të pasur, me ambicie për të shkelmuar topin. Kaka ka fituar tri herë, herën e fundit me Milanin, që falë tij bëri një revolucion të vogël.

Distrikti Federal i Gamas, zemra e Brazilit, vitet ’80. Në fuqi janë ende ushtarakët, është periudha më e përgjakshme e një vendi tërheqës, por ekstremisht kontradiktor. Ndarjet sociale janë të thella dhe të tmerrshme, shumë njerëz në Brazil mezi mbijetojnë. Por këto nuk mjaftojnë për t’u shpërqendruar nga Ziko (për shpirtin karioka të vendit), apo Sokrates (për paulistët). Në këtë kontekst vjen në jetë i vogli Rikardo, më 22 prill 1982.

Kaka, kampion bote me Brazilin. Gazeta Si, 22 prill 2020

Nuk është akoma Kaka, do të bëhet pas lindjes së vëllait Digao, i cili nuk arrinte t’i thoshte emrin, por është një fëmijë me fat. Nëna e tij është mësuese matematike, ndërsa babai Bosko është inxhinier. Këto detaje e bëjnë një “mizë të bardhë” në botën e futbollit brazilian, në kolektivin imagjinar të populluar nga një figurë e vetme, ajo e talentit të dalë mes një mijë vështirësish. Kampionët brazilianë të çdo epoke, nga Mane Garrinça i viteve ’50 e deri te Romario, Ronaldo, Adriano dhe Ronaldinjo, kanë një portret të ngjashëm.

Rikardo nuk duket profili i djaloshit që është në gjendje të hyjë në zemrën e vendit që ka nevojë të identifikohet me figura që mishërojnë talentin, por edhe shpërthimin dhe rezistencën ndaj një fati jo të mirë. Brazili do të zbulonte në atë kohë një tjetër nga djemtë e tij të artë: atë kohë nuk e njihnin ende shumë, sepse ishte në Britani, duke garuar me makinat e Formula 3. Ishte Airton Sena, i cili u bë një nga figurat më të dashura në Brazil, përgjithmonë.

Kak me fanellen e Milanit. Gazeta Si, 22 prill 2020

Airton ishte nisur nga San Paolo dhe po nga San Paolo merr jetë edhe parabola e Rikardos, që tashmë ishte shndërruar në Kaka. Osvaldo Alvarez e hedh në fushë kundër Botafogos, në një nga turnetë e të rinjve në Brazil. Nuk ka portretin e atij që e ka fatin të shkruar: ka një fytyrë të pastër, duket që nuk ka vuajtur. Por Kaka u fut shkelmin paragjykimeve dhe shënon 2 gola në 2 minuta. Vuajtja e tij ekziston, por është e fshehur, jo vetëm ajo kundër paragjykimeve. Në fakt, vuajtja e tij është edhe fizike, pasi pak muaj më parë kishte thyer vertebër në pishinë. Por pakkush e dinte.

Nga ai moment hapen dyert e San Paolos, mitiku “Tricolor Paulista” dhe titujt e parë të fituar. Kaka përfshihet që adoleshent në kombëtare dhe shkon në Botërorin e Japonisë në 2002-shin. Është i pari kompeticion, ku skuadrat kanë nga 23 lojtarë nga 22 të zakonshmit. Dhe Kaka është 23-shi i parë i historisë së Brazilit. Në këtë aktivitet dikush mban shënime. Mes Interit dhe Milanit, më bindës është i dyti, por e njëjta gjë nuk ndodh kur djaloshi i pastër i Brazilit gjendet për herë të para trajnerit Ançeloti, i cili tregon: “E pashë për herë të parë dhe vura duart në kokë. Ishte i krehur, mbante syze dhe dukej si një student i Erasmus. Pastaj, kur hyri në fushë, mendova: hapu qiell! Hapu vërtet!”

Kaka, fitues i “Topit te Arte”, Ronaldo dhe Mesi. Gazeta Si, 22 prill 2020

Kaka rezultoi të ishte hallka që i mungonte një skuadre që një vit më parë ishte kthyer kompetitive pas një periudhë e gjatë mungese. Ishte futur në garë me Juventusin, Interin, Romën dhe Lacion. Me atë brazilian me fytyrë pa lidhje me një kampion, Milani fitoi titullin dhe kënaqësitë do të vazhdonin me trofe të tjerë që do të pasuronin palmaresin kuqezi. Ai brazilian i një familjeje të pasur ishte aq i fortë dhe për herë të tretë theu paragjykimet dhe u bë simbol i një populli që e donte. Kur Milani ishte duke e shitur te Mançester Siti i pasur, shpërtheu pakënaqësia në qytet. Drejtuesit e Milanit u dorëzuan, nuk e shitën dhe Rikardo u shfaq nga një dritare me fanellën kuqezi. Ishte një nga ato dashuritë e mëdha, pas atyre me emra si Skiafino, Rivera, Barezi, Maldini e Van Basten.

Historia, për ta bërë edhe më të shndritshëm portretin e tij, u pasurua me Championsin e 2007-ës, me golin e paharruar ndaj Mançester Junajitd, me “Topin e Artë”, fitoret me Real Madridin. Kaka fitoren më të madhe e kishte arritur, ishte bërë i dashur për ata persona që e shihnin vetëm si një Rikardo i vogël, djali i një babai me fat në një vend ku dashuria për të dhënë është e pakufishme, por që e ka të vështirë t’i puthë të gjithë.

Goli i Kaka ndaj Mançester Junajtid ne Champions. Gazeta Si, 22 prill 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë