Bota

Rikthehen kufizimet, Kina mbyll shkollat pas rritjes së rasteve me koronavirus

Qyteti më i madh i Kinës, Shangai, ka urdhëruar mbylljen e shumicës së shkollave për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Tashmë është vendosur që mësimi do të zhvillohet online. Nga e hëna e javës së ardhshme, edhe qendrat për kujdesin e fëmijëve do të mbyllen.

Kufizimet në këtë qytet janë hequr më herët gjatë muaji, pas një vale të protestave që shpërthyen në shenjë pakënaqësie ndaj strategjisë shtetërore për zero Covid.

Por, heqja e kufizimeve të ashpra ka ndikuar në rritje të numrit të personave të infektuar me këtë virus. Besohet se numri i të infektuarve është i lartë, pasi spitalet janë të mbushura plot dhe autoritetet janë duke ndërtuar qendra të përkohshme kujdesi.

Ekzistojnë shqetësime se infrastruktura shëndetësore e Kinës nuk është e përgatitur për të përballur një fluks të madh të pacientëve brenda një kohe të shkurtër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë