Futboll

Rikthehet Tomas Strakosha, portieri kuqezi në listën anti-Bajern

Pas disa javësh jashtë fushave, rikthehet portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha. Trajneri i Lacios, Simone Inzagi, e ka futur atë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e sotme me Bajernin e Mynihut, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Strakosha do të jetë në stol, sigurisht, bashkë me portierin tjetër shqiptar, Marko Alia. Ai vjen nga një periudhë e gjatë pa luajtur dhe titullar sot ndaj ekipit gjerman do të jetë veterani Pepe Reina. Portieri i Kombëtares shqiptare kohët e fundit ka pasur vështirësi, pasi kaloi së pari Covid-19 e më pas një dëmtim. Kjo situatë bëri që ai të humbiste formën dhe vendin e titullarit te Lacio.

Tomas Strakosha. Gazeta Si, 23 shkurt 2021

Tani duket se ky moment delikat është kaluar dhe Strakosha pritet të kthehet në formën më të mirë. Nuk kanë munguar ndërkohë zërat për shitjen e tij nga Lacio, madje është folur edhe për një interesim të Borusia Dortmundit për të. Zhvillime konkrete për portierin mund të ketë në verë, ndërkohë që rikthimi i tij nga dëmtimi patjetër që është një lajm i mirë për trajneri Edi Reja para ndeshjeve të marsit.

Lista e të grumbullarve ndaj Bajernit
Portierë:
Alia, Reina, Strakosha.
Mbrojtës: Açerbi, Armini, Hoedt, Muzakio, Patrik.
Mesfushorë: Akpa Akpro, Kataldi, Eskalante, Fares, Laxari, Leiva, Luis Alberto, Luliç, Marusiç, Milinkoviç-Saviç, Parolo, Pereira.
Sulmues: Kaisedo, Korrea, Imobile, Muriqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë