Futboll

Rikthimi i Nejmarit, premtimi i madh i fushatës elektorale te Barcelona

Barcelona është në krizë ekonomike për shkak të Covid-19, krizë qe e ka shtyrë klubin të kërkojë reduktimin e pagave. Trajneri Koeman dhe stafi i tij kanë vendosur të përshtaten me situatën dhe t’ua komunikojnë futbollistëve, ndërkohë që ana tjetër e medaljes ka të bëjë me fushatën elektorale për presidencën e katalanasve.

Njëri prej kandidatëve për të zënë vendin e Bartomeut, Emili Rousaud, ka deklaruar se në projektet e tij është përparësi rikthimi i sulmuesit brazilian Nejmar. Në kampin katalanas ai është pengu më i madh që kur shkoi te PSG-ja. Sipas “As”, kandidati Viktor Font ka thënë se Nejmar nuk do të kthehet kurrë te Barcelona, nëse ai zgjidhet president. Ndryshe mendon Emili Rousaud.

Nejmar me fanellën e PSG-së. Gazeta Si, 27 nëntor 2020

Ai i ka surprizuar të gjithë, kur teksa prezantonte veten si kandidat, ka bërë të ditur edhe planin për të veshur sërish me fanellën e Barcelonës Nejmarin të paktën deri në vitin 2022, kur përfundon edhe kontrata e sulmuesit me klubin parisien. “Kemi kontaktuar njerëzit pranë tij dhe dimë që vitin e kaluar kishte dëshirë të kthehej te Barcelona”, – është shprehur Rousaud.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë