Politike

Rindërtimi, PD akuza Ramës. Tabaku: Po i jep tendera miqve të tij

Partia Demokratike ka reaguar ndaj procesit të nisur për rindërtimin e zonave të prekur nga tërmeti. Duke marrë shkas nga takimi i së martës në Mamurras ku kryeministri Edi Rama prezantoi projektet e rindërtimit, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se edhe në fatkeqësi qeveria jep tendera e koncesione për miqtë e tyre.

“Në Thumanë u prezantua projekti i rindeertimit i cili më shumë propagandë u shit sikur do të behej me tender ndërkombëtar ndërkohë që projekti ishte kryer si gjithmonë nga miqtë e qeverisë. Arkitekti Andrea Faoro pronari i UniLab, mikut të vjetër të Ramës dhe ideuesit te planit shkatërrues dhe betonues të Tiranës, Stefano Boerit, kish bërë projektin pa asnjë procedurë. Të mos keni asnjë dyshim që dhe zbatimi do të shkojë tek i njëjti taraf, ato qe kane marre tendera e koncesione”, shkruan Tabaku.

Demokratja thekson se Komisioni Europian dhe vendet qe morën pjesë në konferencën e donatorëve u treguan gjeneroze duke dhënë pothuasje 250 milionë euro donacion.

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/photos/a.566109343477035/2952895448131734/?type=3&theater

“Ato kishin por një dhe vetëm një parullë “korrupsioni nuk do të tolerohet”. Shumë e vështirë me Ramën dhe shokë të zbatohet kjo parullë. Parulla e tyre është “Korrupsioni edhe më i madh në fatkeqësi!”, shkruan Tabaku.

Në takimin e zhvilluar në Mamurras, kryeministri prezantoi arkitektin italian, duke theksuar se ka realizuar projektin për rindërtimin e zonës së prekur nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit të kaluar. “Personi tjetër që dua të falënderoj nuk është nga Kruja, as nga Tirana , por është italian. Ky është Andreasi që është arkitekti. Dua ta falënderoj për një arsye shumë të thjeshtë. Ky është një arkitekt, ju e patë vetë punën që ka bërë deri tani këtu, ka bërë dhe punë të tjera shumë të mira, por përtej faktit që është një arkitekt shumë i mirë është dhe një njeri i jashtëzakonshëm sepse që në momentin e parë që i kërkuam të vinte dhe të na ndihmonte në atë urgjencë që kishim, nuk pyeti as “sa do paguhem”, as “kur do paguhem”, as “si do paguhem”, por erdhi bashkë me ne, erdhi bashkë me mua në një nga ato vizitat kur plaga ishte akoma e hapur dhe ka filluar nga puna. Kjo nuk do të thotë që ne nuk do ta paguajmë në fund që të jemi të qartë as nuk do t’i themi që “ik tani se ne mbaruam punë”, theksoi Rama në këtë takim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë