Lajme

Rinis puna në ambasadat shqiptare në Selanik, Bruksel e Myhih

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar sot në një postim në Facebook rifillimin e punës së shërbimeve konsullore në këtë Ministri dhe në përfaqësitë diplomatike shqiptare në disa vende europiane.

Gjithashtu ministri Cakaj njofton se puna në shërbimet konsullore ka nisur në ambasadat shqiptarë në Bruksel, Myhih dhe Selanik.

Më tej Cakaj thekson se Puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.

“Nga sot e tutje, në përputhje me planin e masave lehtësuese, rifillon edhe puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Po ashtu, sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve”, shkruan ministri. E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19 në këtë fazë”, thekson ai.

Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë!” njofton Cakaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë