Ne rrjet

Rishfaqet pas ‘arrestimit’ spiuni Sergei Beseda, si Putini tenton të fshehë përçarjet në Kremlin

Gazeta Si – Në funeralin e Nikolai Leonov u varros një veteran, por një fantazmë u ringjall. Sepse për habinë e përgjithshme, fjalimin në kujtim të udhëheqësit të moshuar të KGB-së, mik i Fidel Kastros dhe Che Guevarës, i cili vdiq i qetë nga pleqëria, e mbajti Sergej Beseda.

Në këtë blender emrash të aparatit të sigurisë apo ushtrisë që hiqen, shfaqen apo zhduken, ai ishte përbërësi i parë, sigurisht më i rëndësishmi.

Pozicioni i tij i fundit i njohur, ishte ai i drejtorit të Shërbimit të Pestë, sektori i jashtëm i FSB-së, trashëgimtari i shërbimit sekret rus të KGB-së.

Zgjerimi i rolit të FSB-së përtej kufijve kombëtarë, u vendos në fund të viteve 1990 nga shefi i saj i atëhershëm, një farë Vladimir Putin.

Por duke filluar nga viti 2004, kjo degë e re strategjike drejtohej nga Beseda, e cila drejtonte departamentin e sigurisë së presidentit.

Ai ishte një njeri besnik. Në të vërtetë, lajmi i arrestimit të tij më 10 mars, i zbuluar nga gazetarët investigativë Andrei Soldatov dhe Irina Borogan, bëri bujë, por asnjëherë i konfirmuar nga burime zyrtare.

Gjithashtu, sepse që nga ajo ditë Beseda ishte zhdukur, së bashku me zëvendësin e tij Anatoli Bolyuch, që kishte ndjekur fatin e tij.

Dy të dhëna ishin provë, si dhe mospërmendja e dy zyrtarëve në asnjë komunikatë të FSB-së.

Doli se ata nuk ishin as në arrest shtëpiak, por të mbyllur në burgun e Lefortovës dhe një gjysmë pranimi i familjeve të tyre i dha besim kësaj rrethane.

Largimi i papritur i një personi që mund të cilësohej si mik personal i Putinit, u lexua si një pranim i nënkuptuar i dështimit të fazës së parë të “operacionit special ushtarak”.

Faji i Besedës ishte se ai kishte bërë një gabim në çdo parashikim të mundshëm për rezistencën ukrainase, duke e bërë presidentin e tij të besonte se do të ishte një marshim triumfal për në Kiev.

Asgjë nuk shkoi siç ishte planifikuar, siç dihet deri tani. Dhe në stilin e vërtetë sovjetik, Beseda ishte kthyer në një “kokë turku”, një armik i popullit, i akuzuar edhe për zbulimin e lajmeve të përfunduara te amerikanët, aq mirë të informuar për planet e rivalëve të tyre.

Ishin ditët e spastrimeve, reale apo të supozuara, që pasuan moçalin ku me sa duket kishte depërtuar ushtria ruse. Kur është gabim, dikush ende duhet të paguajë dhe Beseda ishte “qengji që duhej bërë kurban”.

Sot gjërat kanë ndryshuar. Përveçse është i veçantë, operacioni ushtarak në Ukrainë premton të jetë i gjatë.

Përballë thashethemeve, Kremlini priti disa ditë dhe të premten ai konfirmoi praninë e Besedës në varrimin e Leonov.

Sipas mediave të pavarura, kthimi publik i zyrtarit të mohuar, është një lëvizje klasike e KGB-së së vjetër, një përpjekje për të maskuar mosmarrëveshjet e brendshme, duke përdorur ritin e varrimit të veteranit.

Por nuk është vetëm fronti ushtarak. Jeta në Rusi nuk është e lehtë këto ditë. Askush nuk po u kërkon më oligarkëve dhe financuesve të mëdhenj që t’i thonë jo më luftës.

Shumë prej tyre po e anashkalojnë këtë çështje, duke bërë deklarata të kujdesshme dhe të shqetësuara për gjendjen e ekonomisë.

Pa e kritikuar kurrë Putinin, sigurisht. Vladimir Lisin, manjati i çelikut, kritikoi propozimin e parlamentit rus për të detyruar shtetet perëndimore të paguajnë për çdo produkt të importuar nga Rusia në rubla, jo vetëm me gaz.

“Kjo do të hidhte në erë eksportet tona dhe do të na dëbonte nga tregjet ndërkombëtare”. Ai, këtë nuk ia tha ndonjë faqeje të pavarur, por gazetës kryesore të Moskës.

Vladimir Potanin, pronar i “Norilsk Nickel”, një nga njerëzit që konceptuan privatizimet e viteve 1990, deklaroi publikisht se ideja, e sugjeruar nga vetë Putini, për konfiskimin e pronave të kompanive të huaja që janë larguar nga vendi, “do të na bënte të ktheheshim në vitin 1917”.

Edhe Alexej Kudrin, ish-ministri i Financave, besnik i presidentit, foli në Duma, duke thënë se Rusia po shkon drejt “një krize edhe më të tmerrshme se ajo e 1992, 2009 dhe pandemia”.

Këto janë sinjale të vogla dhe gjithnjë e më të shpeshta, që vijnë nga personazhe të lidhura ngushtë me situatën aktuale.

Shumë oligarkë e dinë se me një arratisje eventuale nga vendi, do të humbnin një pjesë të madhe të trashëgimisë dhe privilegjeve të tyre.

Kështu ata mbeten, duke parë të pafuqishëm procesin e ngadaltë të përkeqësimit të ekonomisë publike dhe private.

Të gjithë për një, siç e tregon edhe ringjallja e Besedës. Derisa të përfundojë beteja në Donbas.

Menjëherë pas kësaj, një tjetër mund të fillojë. Dhe për ta luftuar atë, këtë herë, mund të jenë elitat ruse.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë