Kryeministri britanik Rishi Sunak i ka kërkuar fshehurazi ministrave të tij të hartojnë një plan për riafrimin me BE-në, disa vite pas Brexit.
Nisur nga ndikimet negative të pushtimit rus në Ukrainë, zyrtarët britanikë kanë propozuar herë pas here disa plane se si të afrohen më shumë me BE-në. Plani thuhet se fokusohet në fushat e mbrojtjes, emigracionit dhe në çështjet ekonomike si, tregtia, energjia dhe standardet ndërkombëtare.
Detajet janë dhënë nga zyrtarë që nuk pranuan tu publikohet emri. Ata shpresojnë se në ditët e ardhshme ata do të jenë në gjendje të shpallin një zgjidhje për mosmarrëveshjen shumëvjeçare me BE-në mbi marrëveshjet tregtare pas Brexit për Irlandën e Veriut. Ekipi i Sunak synon ta përdorë këtë si themelin për një përmirësim më gjithëpërfshirës në lidhjen me bllokun europian.
Për ta bërë këtë, kryeministri 42-vjeçar duhet të përballet me ata që doni Brexit nga partia e tij dhe kundërshtarët.
Edhe nëse ai ja del me to, ai do të përballet me skepticizmin e liderëve europianë që janë munduar të bëjnë biznes me Britanin për 7 vitet e shkuara, ndërkohë që vendi ndërronte kryeministrat që e trajtonin BE-në si një theks boksi. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu së shpejti do të zbulojë legjislacionin për emigracionin që mund ta sjellë atë në konflikt me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndryshimi në strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Europës nuk është një konfirmim se Brexit kishte qenë një dështim, këmbënguli një zyrtar qeveritar, duke argumentuar se ishte një reflektim i një realiteti në ndryshim.
Sunak u ka bërë të qartë udhëheqësve europianë se ai është i vendosur të zgjidhë çështjen e tregtisë me Irlandën e Veriut, e cila ka dëmtuar marrëdhëniet që kur Britania u largua nga blloku. Një marrëveshje në një nivel teknik është plotësisht dakord, megjithëse kryeministrit ka shumë për të bindur.
Sunak synon dhe të forcojë marrëdhënie e tij me presidentin francez Emmanuel Macron, duke bërë akoma më arritshme marrëveshjen për emigrantët e paligjshëm që kalojnë Kanalin.
Britania po punon gjithashtu në plane të detajuara për të forcuar lidhjet e mbrojtjes me Europën pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kjo do të përqendrohet rreth samitit të NATO-s në Lituani në korrik, ku disa anëtarë të lartë të qeverisë së Sunak duan të shohin një premtim të ri investimi që shkon përtej angazhimit ekzistues të grupit për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen.
Burimi:Bloomberg/Përshtati: Gazeta ‘SI’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje