Anëtari i Kryesisë së PD-së, Arben Ristani, ka kërkuar që Ilirjan Celibashi të japë një vendim të drejtë për opozitën që për të do të thotë rregjistrimin e palës së Berishës.
Ristani tha se lëvizja e PD-së do të orientohet në dy drejtime; protestë dhe rrugë institucionale.
“Shpresoj që Komisioneri Zgjedhor të ketë mendje në kokë dhe të jetë i pandikuar nga Rama. Uroj që Rama mos të jetë në pushtet dhe të bëjnë gjoja që bëjnë garë elektorale, ky është fundi i demokracisë.
Në opozitë nuk është vetëm PD-ja, por dhe partitë e tjera.
PD e ka për detyrë që të bëjë opozitë në institucione, edhe pse parlamenti është i kapur. Ne do të vazhdojmë t’i drejtohemi dhe të ndjekim rrugën institucionale. Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Do vijojmë dhe me protestën”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje