Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i “Rithemelimit” tha përmes një njoftimi për mediat se vëzhguesit dhe raportuesit nga terreni kanë njoftuar për një seri problematikash në qendrat zgjedhore, shkaktuar sipas tij nga drejtorë bashkish, funksionarë të administratës dhe implikime të policisë, me veprime apo mosveprime.
“Disa prej problematikave të hasura në procesin e votimit deri me tani vijojnë si më poshtë:
Në mbi 500 qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja e identifikimit elektronik, pavarësisht se operatoret janë paraqitur ne kohë, në pjesën më të madhe, sipas raportimeve tona, ka grumbullime masive njerëzish të paautorizuar në oborret dhe mjediset hyrëse të QV, patronazhistë dhe drejtues të administratës
Policia e njoftuar për çlirimin e qendrave të votimit nga patronazhistët më së shumti nuk përgjigjet, por edhe kur përgjigjet refuzon te zbatoje Urdhrin, duke e nxjerrë tërësisht veten jashtë funksionit kryesor sot: mbarëvajtja e zgjedhjeve.
Ka raportime të shumta që boja me të cilat shënohen gishtat fshihet lehtësisht duke ngritur dyshime për votim më shumë se një herë.
Raste arbitrare të ndërhyrjes në procesin e votimit janë regjistruar sidomos në Durrës. Drejtori bashkiak Roni Shqopa, Davide Ndoj, kryetare e njësisë adminstrative Spitallë, Flamur Gjuzi drejtor i Sigurimeve Shëndetësore, dhe Artur Feto i OSHEE janë parë në qendrat e votimit në qytet dhe rrethina.
I bëjmë thirrje policisë të kthehet në krye të detyrës, të njoftojë KZAZ për shkeljet dhe ne përfundim te hartojë proçesverbalin për shkeljen përkatëse…”, tha ndër të tjera Kaso
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje