Politike

“Rithemelimi” mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar, ndryshon sërish statuti

Komisioni i rithemelimit konfirmoi zyrtarisht atë që në fakt nuk po vihej më në dyshim se do të mbajë Kuvendin e planifikuar në datën 30 Prill.

Zyra e shtypit e PD-së e njoftoi se me datë 30 Prill zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Për këtë arsye, zyra e shtypit ka kërkuar akreditimin e gazetarëve duke paralajmëruar se përgatitjet për Kuvendin e së shtunës kanë filluar.

Ndërkohë procesi i iniciuar po nga Rithemelimi për zgjedhjen e kryetarëve të degëve po shkon drejt fundit.

Kuvendi Kombëtar i 30 Prillit do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar që pritet të jetë shumë më i vogël në numër sesa ai aktuali.

Kuvendi pritet të vendos edhe për hapjen e garës për kreun e ri të PD-së.

Brenda muajit qershor pritet që nga Këshilli Kombëtar të miratohet edhe kryesia e partisë me 30 anëtar.

Ende nuk është përcaktuar nëse në Kuvendin e së dielës do të miratohet edhe propozimi për shtyrjen e mandatit të Komisionit të Rithemelimit apo procesin e organizimit më pas do ta marrë Këshilli Kombëtar me kompetenca krejtësisht të ndryshuara nga statuti i miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ajo qe konfirmohet me siguri eshte fakti se Kuvedni do te ndryshoje serish statutin lidhur me perberjen e Keshillit te ri Kombetar ku do te marrin pjese automatikisht edhe deputetet


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë