Politike

Rivendosja e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, mesazhi i Kim për lidhjen mes dy vendeve

Ambasada amerikane në Tiranë, ka njoftuar mbylljen e festimeve për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

Përmes një njoftimi në Facebook, selia diplomatike thotë se festimet do mbyllen me mesazhin e ambasadores aktuale në Shqipëri.

“Javën e kaluar, ne festuam 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe e kremtuam këtë datë të rëndësishme për dy vendet tona duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. I mbyllim festimet tona me mesazhin e Ambasadores sonë aktuale të Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila mbërriti në Tiranë në janar 2020”.

Mes të tjerash, Yuri Kim shprehet se është privilegj të shërbesh si diplomate amerikane në botë, por Shqipëria është e veçantë. “Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona”, thotë ambasadorja Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë