Futboll

Roben dëgjon zemrën, i rikthehet futbollit për Groningenin

“Arjen, dëgjoje zemrën!”. Ishte kjo një banderolë e tifozëve të Groningenit në Holandë drejtuar futbollistit të njohur Arjen Roben, i tërhequr nga futbolli. Te ky klub Roben nisi karrierën si profesionist, për të vazhduar më pas me emra të mëdhenj si PSV, Çelsi, Real Madrid dhe Bajern Mynih.

Dhe holandezi e ka dëgjuar zemrën, në moshën 36-vjeçare ka vendosur të kthehet në fushë për të ndihmuar skuadrën e tij të vjetër, në vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë, si shumë klube të tjera në vend. “Isha 12 vjeç kur u bëra pjesë e të rinjve të Groningenit dhe në moshën 16-vjeçare debutova ndaj Fejnordit, – thotë Arjen Roben në një video. – Erdhi momenti të bëj diçka për Groningenin”.

Roben, kur launte me Bajernin. Gazeta Si, 28 qershor 2020

Roben nuk e bën zyrtar rikthimin e tij në fushë për sezonin 2020-2021, por me shumë mundësi ai do të luajë edhe një sezon tjetër. “Kjo është ëndrra ime për momentin, – shprehet holandezi. – Ende nuk kemi një marrëveshje, kam folur me klubin dhe do të stërvitem që të jem gati. Nëse gjithçka shkon mirë, do t’i bashkohem grupit”. Kampionati holandez ishte ndër të parët që e mbylli zyrtarisht garën për shkak të Koronavirusit, pas vendimit të qeverisë. Sezonin e ardhshëm, nëse vërtet Roben do të rikthehet, me siguri ky kampionat do të ketë më shumë vëmendje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë