Politike

Roli në hetimin e UÇK, Basha mohon akuzat e PS: Kam punuar për pavarësinë e Kosovës

Për të gjitha akuzat drejtuar tij lidhur me rolin që ai ka pasur në hetimin e UÇK, apo edhe për një deklaratë të fundit të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla se, ka fshehur një kasetë filmike nga masakra e Krushës së Madhe, kryetari i opozitës, Lulzim Basha vendosi të japë një përgjigje përmes një video-mesazhi.

“Në vend që të luftosh kovidin, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët – ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje. 

 Harxhon gjithë kohën për të përhapur gënjeshtra në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë tonë. 

 Si nuk ke turp? Edhe për nivelin tënd të ulët, kjo është e papranueshme”, i drejtohet Basha, Ramës. 

Nuk mungojnë as notat e patetizmit, se ai e ka vënë jetën e tij në shërbim të vendit; “Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës”. 

  “Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm.  Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë. 

 Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare.

 Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish.  

Për të gjitha këto po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë”, tha Basha.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë