Futboll

Roma insiston për Hysajn, derbi me Strakoshën sezonin e ri?

Elseid Hysaj është një lojtarët e Kombëtares që po kërkon ekip të ri për të ardhmen. Drejtuesit e Napolit dhe trajneri Karlo Ançeloti nuk e kanë në planet e tyre, ndaj janë në pritje të ofertës më të mirë për mbrojtësin kuqezi. Pista e Atletiko Madrid ra poshtë për shkodranin, Juventusi duket një ëndërr dhe në këtë moment më afër është Roma.

Gazeta Si sjell një shkrim të prestigjiozes italiane “Gazzetta dello Sport”, që shkruan se Roma e ka shtuar presionin për futbollistin shqiptar dhe nëse lëvizja konkretizohet, atëherë sezonin e ardhshëm do të kemi edhe një derbi shqiptarësh në kryeqytetin italian: Lacio i Strakoshës kundër Romës së Hysajt. “Drejtori sportiv i Romës, Xhanluka Petraki, ka marrë tashmë “ok”-in e mbrojtësit të djathtë dhe po përpiqet të arrijë një akord ekonomik me Napolin, por që të mos e kalojë shifrën e 20 milionë eurove”, – shkruan gazeta italiane.

Artikulli i “Gazzetta dello Sport” për Hysajn

Petraki kërkon të shfrytëzojë situatën, pasi Hysaj duket i tepërt te Napoli aktualisht. Drejtuesit e Romës janë duke punuar që të gjejnë formulën e duhur për çmimin e futbollistit shqiptar. Gjasat janë të mëdha që Hysaj të qëndrojë në Serinë, pavarësisht zërave se në garë për të ka hyrë edhe Totenhemi. Romës i duhet të ribëjë mbrojtjen dhe për krahun e djathtë ka fiksuar Hysajn, që do të thotë se edhe Florenci mund të largohet nga ky ekip.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë