Futboll

Roma ka përzgjedhur Sarrin për sezonin e ri, një mundësi edhe për Hysajn

Vëmendja e drejtuesve të Romës është e gjitha te ndeshja e së enjtes kundër Mançester Junajtid. Sezoni kalon nëpërmjet gjysmëfinales se Ligës së Europës, që për këtë skuadër ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër. Në kokën e lojtarëve është mendimi për të fituar një trofe, që i shërben prestigjit të klubit.

Më kampionat gjithçka është komplikuar, humbja në Kaljari ka minuar edhe ato pak qartësi që ishin deri tani. Drejtuesit ndërkohë po punojnë që tani për sezonin e ri, ku përzgjedhja e trajnerit të ri është një pikë thelbësore. Paulo Fonseka prej kohësh ndihet nën presion dhe është gati të shkojë në Rusi, te Zeniti.

Hysaj dhe Sarri, kur ishin bashkë te Napoli. Gazeta Si, 26 prill 2021

Në vend të tij pronarët amerikanë të Romës, sipas asaj që bën me dije “Corriere dello Sport”, kanë zgjedhur Mauricio Sarrin. Roma do të ishte një mundësi e mirë për rikthimin në skenën e madhe për ish-trajnerin e Juventusit dhe Napolit. Përfaqësuesi i trajnerit toskan, Fali Ramadani, i cili ndodhet në Itali, ku ka folur me Napolin për Kulibalin dhe Maksimoviç, do të shkojë në Romë për një takim me Tiago Pinton për çështjen e Sarrit.

Nëse Sarri do të emërohet në krye të Romës, mund të ketë më shumë shanse që me të të bashkohet edhe Elseid Hysaj, i kërkuar nga disa klube të mëdha italiane. Mbrojtësi i Kombëtares do të ndryshojë skuadër në verë dhe ka gjasa që të bashkohet me Marash Kumbullën te Roma, por edhe me Sarrin, që e ka pasur gjithmonë shkodranin “të përkëdhelurin” e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë