Futboll

“Ronaldo budalla, Mourinjo i llastuar”, publikohen audiot shokuese të Perezit

Në Spanja janë publikuar së fundi disa audio që i takojnë vitit 2012, me protagonist presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, i cili flet edhe për futbollistin aktual të Juventusit, trajnerin portugez dhe për agjentin e tij Mendes.

Pas audiove shokuse të Perezit për Iker Kasilas dhe Raul, dy nga ikonat e klubit madrilen, “El Confidencial” ka publikuar një material tjetër të presidentit të Realit. Këtë herë kritikat e tij janë për Kristiano Ronaldon dhe Zhoze Mourinjon. Për CR7 Perez ka deklaruar: “Është i çmendur. Ky djalë është budalla, është i sëmurë. Mendoni se është normal, jo, nuk është normal, përndryshe nuk do të bënte këto gjëra që bën. Budallallëkun e fundit e panë të gjithë. Pse mendoni se i bën këto idiotësi?”

Perez dhe Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 14 korrik 2021

Perez flet edhe për Mourinjon, në atë kohë trajner i “galaktikëve”: “Mendes nuk ka fuqi tek ai, ashtu si me Mourinjon. Edhe për intervistat, asgjë. Këta janë persona me një ego të tmerrshme, të dy të llastuar, trajneri dhe ai, nuk e shohin realitetin. Nëse do të ishin ndryshe, mund të fitonin më shumë më shumë me të drejtat e imazhit”.
Tymnaja te Reali është krijuar falë publikimeve të “El Confidencial”. Në vitin 2006 Perez fliste me tone të ashpra ndaj dy lojtarëve flamur të ekipit, Kasilas dhe Raul, duke i konsideruar një peshë dhe të papërshtatshëm për skuadrën.

“Fjalitë janë në biseda të regjistruara ilegalisht nga zoti José Antonio Abellán, që prej shumë vitesh është përpjekur t’i shesë pa sukses. Është e habitshme që “El Confidencial” i publikon tani, pavarësisht kohës që ka kaluar. Janë fjali të shkëputura nga konteksti i gjerë i bisedës”, – ka thënë Perez. – E kuptoj që publikimi në këtë moment ka të bëjë me punën time si një nga promotorët e Super Ligës. E kam lënë çështjen në duart e avokatëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë