Futboll

Ronaldo i thotë “Jo” Mançester Junajtid, kërkon të paktën 20 milionë euro

Nga siguria për lamtumirën e tij nga Juventusi në fund të sezonit, te dyshimet në lidhje me të ardhmen. Kristiano Ronaldo po mediton ende për atë që do të bëjë sezonin e ardhshëm: të qëndrojë në Torino për të respektuar kontratën, apo të kërkojë një destinacion të ri?

Është folur për kthimin e tij te Real Madrid, apo kalimin te PSG dhe Mançester Junajtid, por duket se mundësia për t’u kthyer në “Old Trafford”, të paktën për momentin, është sfumuar. “Djajtë e kuq” janë të interesuar për ta pasur sërish në ekip portugezin që ka luajtur 6 sezone në Mançester, por pa bërë çmenduri financiare.

Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 18 prill 2021

Sipas “Don Balon”, Mançester Junajtid i ka ofruar sulmuesit një pagë vjetore prej rreth 17 milionë eurosh, pak më shumë se gjysma e asaj që ai përfiton aktualisht Juventusi. CR7 është i ndërgjegjshëm se është e vështirë të gjejë një ofertë si ajo e bardhezinjve, ndaj dhe ka fiksuar shifrën e 20 milionë eurove si kuotën bazë, nga e cila nuk zbret. Nëse një klub i madh ia plotëson këtë kërkesë, ai mund të ndryshojë shtëpi, në të kundërt do të qëndrojë edhe një vit te Juventusi.

Tani duhet kuptuar, nëse Mançetseri do të bëjë një tjetër ofertë më të lartë, por përshtypjet janë se Juventusi mund t’i bëjë llogaritë me golat e tij edhe për 12 muaj të tjerë. Florentino Perez nuk duket shumë i interesuar për kthimin e portugezit në Madrid, kurse nga Parisi nuk ka pasur sinjale të reja kohët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë