Ylli portugez i Juventusit, Kristiano Ronaldo, i cili la Spanjën verën që shkoi, duhet të paraqitet në gjykatën e Madridit, për shkak se akuzohet për evazion fiskal dhe rrezikon deri në dy vite burg. Avokati i tij po përpiqet ta konvertojë këtë dënim, duke paguar 375 mijë euro. Ai po përpiqet gjithashtu të shmangë paraqitjen e lojtarit në gjyq, duke e zëvendësuar seancën me një videokonferencë.
“As” bën me dije se Kristiano Ronaldo duhet të jetë i pranishëm në gjykatën e kryeqytetit spanjoll më 14 janar për të firmsour një akord me Thesarin e Spanjës, në mënyrë që të shlyejë detyrimin ndaj drejtësisë iberike. Lojtari i Juventusit akuzohet se ka shmangur pagesën e 14.7 milionë eurove. Në muajin qershor, Ronaldo u dënua me dy vite, por dënimi u konvertua me një gjobë të majme, që tashmë është paguar.

Por portugezi duhet të jetë në gjyq, përpara prokurorit. Avokati i tij, Jose Antonio Choclan, po punon që edhe këtë radhë dënimi të zgjidhet me një tjetër pagesë, që kap shifrën e 375 mijë eurove. Ai synon t’ia kursejë klientit të tij edhe udhëtimin drejt Madridit, me anë të një videokonference. Nëse avokati ia del, gjithçka mbyllet këtu, në të kundërt Kristiano Ronaldo duhet të shkojë në Madrid për të mbyllur kapitullin e fundit të detyrimeve financiare ndaj shtetit spanjoll.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje