Futboll

Ronaldo në telashe, Kathrin Majorga i kërkon 56 milionë stërlina dëmshpërblim

Është vërtet një periudhë shumë e keqe për Krstiano Ronaldon, jo vetëm nga pikëpamja sportive. Nëse në fushë Juventusi i tij po vuan dhe ai vetë nuk po arrin të shënojë, jashtë fushe ka telashe të tjera ligjore që ia shtojnë edhe më shumë problemet.

Sipas “Mirror”, Kathrin Majorga, e cila e ka akuzuar për përdhunim në vitin 2009, në Las Vegas, i ka kërkuar portugezit një dëmshpërblim prej 56 milionë stërlinash. Tabloidi i njohur anglez i referohet një dokumenti “sekret” të akteve gjyqësore.

Ronaldo dhe Majorga. Gazeta Si, 29 prill 2021

Kristiano Ronaldo gjithmonë i ka kundërshtuar akuzat e ish-modeles. Që në vitin 2010 ai kishte arritur një akord për të paguar një dëmshpërblim prej 375 mijë stërlinash. Në këtë pikë çështja kthehet sërish në vëmendje dhe Ronaldo ka një tjetër problem për të zgjidhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë