Komisioni Rregullator, që sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Zgjedhor pas marrëveshjes së 5 qershorit nuk po bie dakord mbi aktet nënligjore që duhet të përcaktojnë rregullat e reja të fushatës elektorale dhe aktivitetet që i ndalohen Qeverisë dhe administratës në periudhat para dhe pas zgjedhjeve.
Ky Komision pritet që të mblidhet pasditen e kësaj të mërkure për të shqyrtuar dy propozimet. Përmbajtja e tyre është pothuajse e njëjtë, përveç të një parashikimi të bërë në një draft, ku promovimi i punimeve, apo vendimeve lejohet.
Në njërin nga dy draftet është propozuar që në rastet e vendosjes së masave të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, apo epidemisë përcaktimet kufizuese të promovimit të punëve të bëra nga ana e Qeverisë, si dhe rastet kur ndërhyrjet me projekte përkojnë me veprimtaritë mbrojtëse në shërbim të jetës, shëndetit apo pronës nuk zbatohen.
Në pjesën tjetër, dy draftet janë pothuajse njësoj. Ata parashikojnë veprimtaritë e ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve dhe deri në formimin e Qeverisë së re. Në përkufizimin e bërë për veprimtaritë e ndaluara cilësohen të gjitha veprimtaritë publike për të cilat janë vënë fonde jashtë parashikimeve buxhetore në periudhën 4 muaj para zgjedhjeve.
Brenda kësaj periudhe ndalohet gjithashtu edhe mbështetja dhe promovimi i projekteve dhe investimeve me interes, apo shtrirje kombëtare, apo vendore në fushën e infrastrukturës, transportit, energjitikës, telekomunikacionit dhe ujësjellësave.
Ndalohet promovimi i projekteve me karakter social dhe ekonomik në të gjitha fushat, promovimi i objekteve të ndërtuara, ose rindërtuar për shkak të fatkeqësive natyrore, shpërndarja e legalizimeve, certifikatave të pronësisë dhe çdo titull tjetër pronësie në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve.
Në këtë periudhë ndalohet falja e kamatëvonesave, gjobave dhe detyrimeve të tjera tatimore, ndalohen koncesionet, PPP-të dhe çdo kontratë tjetër publike, ndalohet privatizimi dhe tjetërsimi i pronave shtetërore, emëri
Gjithashtu, katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re ndalohet propozimi, miratimi i akteve ligjore, ose nënligjore, ose nxjerrja e tyre me qëllim informimin e publikut në lidhje me vendimmarrjen e institucionit miratues në faqen e tij zyrtare, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore, ose të epidemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje