Vetë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së kanë miratuar të shtunën një rregullore të brendshme që me pak fjalë zhvlerëson edhe më shumë kompetencat e tyre deri edhe tek fakti se edhe për të mbajtur një fjalë secili prej tyre duhet ta depozitojë zyrtarisht kërkesën katër orë para mbledhjes.
Basha ka gjetur një forme për të spastruar edhe Këshillin Kombëtar nga ata që sot mbështesin Berishën sa kohë që ka vendosur me rregullore që përjashtohen automatikisht nga Këshilli të gjithë ata që mungojnë tre here radhazi pa arsye objektive.
“Mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje rradhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë”, thuhet në rregullore
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike thirret nga Kryetari i Partisë ose nga Kryesia e Partisë. Mbledhja e Këshillit Kombëtar mund të thirret edhe kur e kërkojnë edhe 1/4 e anëtarëve të tij, por vetëm nëse këta anëtarë ia dërgojnë me shkrim kryesisë së partisë dhe kjo e fundit pastaj vendos nëse është në përputhje me statutin apo jo.
Jo më pak se 15 për qind e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që jo më vonë se 24 orë përpara mbledhjes së tij, të propozojnë kandidatë alternativ për çdo funksion politik që zgjidhet nga ky organ.
Kërkesat me objektet të caktuar për Këshillin Kombëtar merren në konsideratë kur janë formuluar nga subjektet e sipërpëmendura dhe trajtojnë probleme që janë në kompetencë të Këshillit Kombëtar sipas përcaktimeve në Statut.
Kërkesat duhet të jenë nënshkruar me shkrim dore prej paraqitësve dhe duhet të depozitohen në Kryesinë e Partisë Demokratike. Për secilën nga pikat e rendit të ditës, çdo anëtar që dëshiron të diskutojë, regjistrohet të paktën 4 orë përpara mbledhjes, nëpërmjet një njoftimi me shkrim drejtuar Sekretarit Funksional përgjegjës për organizimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje