Të paktën 70 persona janë të zhdukur dhe një është konfirmuar i vdekur pas një rrëshqitjeje dheu që ndodhi natën mes të martës 21 dhe të mërkurës 22 dhjetor në një minierë nefriti në Birmaninë veriore.
“Midis 70 dhe 100 persona janë zhdukur në një rrëshqitje dheu që ndodhi në orën 4”, në vendin e Hpakant, në shtetin e Kachin, thonë autoritetet.
“Ne dërguam 25 të plagosur në spital dhe gjetëm një të vdekur”, shtojnë burimet. Rreth 200 grupe shpëtimi po marrin pjesë në kërkime, disa në bordin e varkave në përpjekje për të nxjerrë trupat nga një liqen.
Në Burma, dhjetëra minatorë vdesin çdo vit duke punuar në kushte të rrezikshme në guroret e nefritit, një industri e errët dhe e rregulluar dobët ligjërisht.
Rrëshqitjet e dheut janë të shpeshta në këtë rajon të varfër dhe të vështirë për t’u aksesuar, i cili duket si një peizazh hënor, pasi është modifikuar nga grupe të mëdha minerare, pa marrë parasysh mjedisin.
Pas një moratoriumi në vitin 2016, shumë miniera të mëdha janë mbyllur dhe nuk monitorohen më, duke lejuar kthimin e shumë minatorëve të pavarur. Të ardhur nga komunitete etnike të pafavorizuara, këto të fundit operojnë pothuajse në mënyrë klandestine në vende të braktisura nga ekskavatorët.
Shirat e dendur shkaktuan fatkeqësinë më të madhe të këtij lloji në vitin 2020, me 300 minatorë të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në masivin Hpakant, zemra e kësaj industrie, pranë kufirit kinez.
Birmania nxjerr të ardhura të konsiderueshme nga prania masive në nëntokën e saj të gurit të çmuar veçanërisht të vlerësuar në Kinë.
Grushti i shtetit të shkurtit, shkatërroi çdo mundësi për të siguruar reformën e sektorit të nisur nën Aung San Suu Kyi, sipas organit të mbikëqyrjes Global Ëitness në një raport të botuar në 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje