Gazeta Si – Ministria ruse e Mbrojtjes: Gati 1000 ushtarë ukrainas dorëzohen në bastionin e Mariupolit këtë javë.
“Ka ende shumë njerëz të mbetur në Azovstal dhe ne po vazhdojmë negociatat për t’i larguar ata nga atje”.
Kështu i tha BBC-së Ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar. “Negociatat janë ende në vazhdim dhe ne presim me padurim një rezultat pozitiv”, tha ajo, duke vënë në dukje se operacioni i shpëtimit në fabrikën e çelikut Azovstal do të përfundojë vetëm kur të gjithë mbrojtësit e Mariupolit të jenë evakuuar në territoret e kontrolluara nga Ukraina.






Sa i përket thirrjeve të politikanëve të Moskës për të ndjekur penalisht luftëtarët e evakuuar nga fabrika e çelikut për krime lufte, “ato ka shumë të ngjarë të jenë bërë për propagandë të brendshme në Rusi”, – tha Maliar.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes raporton se rreth një mijë ushtarë ukrainas janë “dorëzuar” në Moskë këtë javë.
Në veçanti, që nga 16 maji, 959 ushtarë ukrainas – përfshirë 80 të plagosur – në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol janë dorëzuar te forcat e Moskës.






Prej tyre, 51 u shtruan në spitalin Novoazovsk në Republikën Popullore pro-ruse të Donetskut.
Vetëm në 24 orët e fundit, janë dorëzuar 694 luftëtarë (përfshirë 29 të plagosur), tha zëdhënësi i departamentit, Igor Konashenkov.
Ndërkohë, “një gjykatë do të vendosë për fatin e luftëtarëve ukrainas të evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal”, tha udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur të Donetskut, Denis Pushilin, cituar nga mediat lokale.






Por ai ka shtuar se komandantët e “nivelit shumë të lartë” të forcave ukrainase “ende nuk janë larguar nga uzina” në Mariupol.
Fabrika e Azovstal, një nga kompanitë më të mëdha metalurgjike në vend, ku janë strehuar qindra luftëtarë të rezistencës ukrainase, “do të shkatërrohet”, – shtoi Pushilin.
Kremlini do të kishte garantuar trajtimin në përputhje me standardet ndërkombëtare, ndërsa brenda Dumës ka nga ata që kanë kërkuar gjykim për terrorizëm dhe nga ata që kanë propozuar që të bëhet një përjashtim për ta nga moratoriumi i aplikimit të dënimit me vdekje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje