Që prej më shumë se 1 muaji, në vend ndodhet misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it, i kryesuar nga ambasadorja Audry Glover. Një grup prej 24 vëzhguesish afatgjatë, kanë ndjekur procesin parazgjedhor që prej 13 prillit.
Misioni kishte kërkuar një prani prej 300 vëzhguesish afatshkurtër nga vendet anëtare të OSBE-së, por vetëm afro 165 kanë mbërritur në Shqipëri. Duke përfshirë dhe grupet nga Parlamenti Europian, Asambleja e Këshillit të Europës, apo dhe ambasadat e huaja në vend, llogaritet që numri i vëzhguesve të huaj të jetë prej afro 230 personash.
Fushata për zgjedhjet lokale u zhvillua përgjithësisht e qetë, pa indicente domethënëse, ndërkohë që nuk munguan denoncimet për përdorimin e administratës dhe burimeve të saj, apo dhe rastet e shitblerjes së votës.
Sipas policisë, që prej 14 prill janë rregjistruar 54 raste të veprave penale në fushën e krimeve zgjedhore, për të cilat janë proceduar penalisht 88 persona.
Orët e fundit në prag të nisjes së heshtjes zgjedhore, por edhe gjatë së shtunës pati disa incidente, apo edhe të arrestuar për ndikim te vota e zgjedhësve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje