Bota

Rreth 40.000 viktima nga tërmeti në Turqi e Siri. Një grua nxirret e gjallë pas 170 orësh në rrënoja

Gazeta Si – Numri i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrimtar të së hënës së shkuar ka shkuar në të paktën 40.000.

Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM ka raportuar se numri i viktimave në Turqi ka arritur në 35,000.

Ndërkohë, numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4.674. Ky bilanc tragjik përfshin më shumë se 3,160 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita të Sirisë Veripërëndimore.

Ndërsa, referuar Agjencisë Shtetërore të Lajmeve SANA, numri i viktimave në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë është 1,414.

Një grua 40-vjeçare u tërhoq e gjallë në Islahiye, në provincën e Gaziantep, pas 170 orësh nën rrënojat e një pallati 5-katësh.

Gruaja, Sibel Kaya, u shpëtua nga një ekip i përzier, i cili përfshinte edhe anëtarë të ekipit të shpëtimit të minierës së qymyrit.

Më herët, pas 167 orësh, një burrë u shpëtua nga rrënojat në Antakya, në provincën Hatay të Turqisë jugore. Burri shihet duke u ngritur nga punonjësit e shpëtimit, të cilët më pas i përqafon.

E teksa ditët kalojnë, shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja nuk është shuar.

Agjencia Shtetërore e Lajmeve Anadolu njoftoi se të paktën 41 persona u shpëtuan nga nën rrënojat në Turqi midis orës së 141 dhe 163 pas goditjes së tërmetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë