Bota

Rreziku nga Covid 19, SHBA paralajmëron: Shmangni udhëtimin në Itali

“Shmangni udhëtimin në Itali”, një nivel alarmi “shumë i lartë”. Është një nga njoftimet e publikuara në faqen e CDC-së, Qendrat Federale të Shëndetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilën nga e hëna e 13 dhjetorit Italia është kthyer në destinacionet në rrezik për shkak të pandemisë Covid 19.

Cdc-të në Amerikë e kanë ngritur nivelin e alarmit në “4”, që është më i larti. Pika e parë thotë: “Shmangni udhëtimin në Itali”. Në të dytën: “Nëse duhet të udhëtoni në Itali, sigurohuni që të jeni plotësisht të vaksinuar”.

Dhe në të tretën: “Për shkak të situatës aktuale në Itali, edhe udhëtarët e vaksinuar plotësisht mund të rrezikojnë të infektohen ose të përhapin variantet e Covid-it”.

Në përditësimin e saj, Qendrat për Sëmundjet dhe Parandalimin e SHBA, shtuan Grenlandën dhe Mauritiusin në listën e vendeve me rrezik më të lartë për udhëtim.

Po ashtu, CDC i ka zhvendosur ato nga niveli 3 në nivelin 4, “Covid-19 shumë i lartë”, një kategori në të cilën përgjithësisht vendosen vendet në të cilat në 28 ditët e fundit janë regjistruar më shumë se 500 raste për çdo 100,000 banorë.

Javën e kaluar, CDC renditi gjithashtu Francën, së bashku me gjashtë destinacione të tjera.

Në total, janë mbi 80 vende të klasifikuara si niveli 4 që nga 13 dhjetori. Vende të tjera që konsiderohen të jenë në rrezik “shumë të lartë” për udhëtim, përfshijnë Barbados, Belizen, Ishujt Kajman, Jordani, Sejshells dhe Turqia.

Megjithatë, në realitet, infeksionet po rriten shumë shpejt edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku që nga fillimi i pandemisë, është arritur shifra e 50 milionë rasteve, me rreth 800 mijë të vdekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë