Bota

“Rreziku për variante të tjera”; 300 shkencëtarë kërkojnë që vaksinat të shpërndahen në të gjithë botën

Më shumë se 300 shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetit publik u kanë bërë thirrje qeverive që të prioritizojë dhe të mbështesin përpjekjet për të vaksinuar popullsinë e botës, duke paralajmëruar se rrezikohet shfaqjen e një varianti të ri të koronavirusit që mund të zgjasë pandeminë.
Vaksinat nuk do të jenë efektive në ndalimin e shfaqjes së varianteve të reja të shqetësimit “nëse nuk e ndajmë këtë teknologji me botën dhe nuk rrisim mbulimin global të vaksinimit”, thonë ata.

Letra është nënshkruar nga 13 anëtarë të komitetit dhe nënkomisioneve qeveritare që drejtuan pandeminë, një anëtar në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) dhe një këshilltar i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI).

Në letër kërkohet se duhet të vendoset shëndeti publik përpara interesave komerciale të industrisë farmaceutike dhe të mbështeten përpjekjet ndërkombëtare për të pezulluar rregullat e pronësisë intelektuale që ndalojnë kombet me të ardhura më të ulëta të prodhojnë vaksina, teste dhe trajtime Covid-19.

Mbretëria e Bashkuar, së bashku me BE-në dhe Zvicrën, po bllokon masën në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), e cila u propozua për herë të parë nga India dhe Afrika e Jugut në tetor 2020 dhe ka mbështetje nga më shumë se 130 vende.

Shkencëtarët po bëjnë gjithashtu thirrje që të “përdoren të gjitha mjetet në dispozicion” për të inkurajuar kompanitë farmaceutike të ndajnë recetat e vaksinave.

Ata duan që kompanitë si Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca të punojnë me OBSH-në për të transferuar teknologjinë e nevojshme për prodhimin e vaksinave te kompanitë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ekspertët kanë identifikuar 100 prodhues në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine që janë të aftë të prodhojnë vaksina mRNA, nëse rregullat e pronësisë intelektuale pezullohen dhe kompanitë farmaceutike ndajnë projektet e nevojshme.

Më shumë se 3 miliardë njerëz në të gjithë botën nuk kanë marrë ende dozën e tyre të parë të vaksinës Covid-19 dhe më shumë përforcues janë shpërndarë në vendet e pasura sesa numri i përgjithshëm i të gjitha dozave të administruara deri më tani në vendet më të varfra.

Lord Nigel Crisp, ish-shefi ekzekutiv i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Angli, tha se gjatë gjithë kësaj pandemie, qeveritarët janë zotuar se do të ndjekë shkencën. 
“Provat shkencore kanë qenë të qarta që nga fillimi i pandemisë se mënyra më e mirë për të mbajtur veten dhe shërbimet shëndetësore të sigurta nga variantet e reja është të vaksinojmë botën”shtoi ai.

Letra u koordinua nga shkencëtarët që punojnë me grupin e fushatës “Global Justice Now”.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë