Avioni i kompanisë China Eastern Airlines me 133 njerëz në bord është rrëzuar të hënën në provincën kineze, Guanksi, kanë raportuar mediat shtetërore.
Numri i viktimave nuk dihet ende.
Sipas mediave, rrëzimi i avionit në këtë rajon malor ka rezultuar me zjarr në pyje.
Fluturimi MU5735 ishte planifikuar të largohej nga qyteti kinez Kunming për në Guangzhou.
Faqet për gjurmim të linjave kanë thënë se aeroplani ka qenë në ajër për një orë.
Ekipet e shpëtimit janë angazhuar në zonën e rrëzimit të aeroplanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje