Bota

Rritet bilanci, mbi 45 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Më shumë se 45.000 persona kanë vdekur në tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë dhe numri pritet të rritet në mënyrë dramatike pasi 264.000 apartamente janë shkatërruar në Turqi dhe shumë njerëz janë ende të zhdukur në fatkeqësinë më të madhe në historinë moderne të vendit.

Deri tani 5800 të vdekur janë konfirmuar në Siri dhe gati 40 mijë vetëm në Turqi.

Ndërkohë, situata vijon të jetë e rëndë në terren, aty ku edhe pse kanë kaluar tashmë 13 ditë nga tërmetet e tmerrshme sërish ka ende shpresë dhe punohet për të nxjerrë të tjerë persona nga rrënojat.

Në anën tjetër, autoritet turke kanë nisur menjëherë nga puna për rindërtimin. Mediat në Turqi raportojnë se të paktën 70 mijë ndërtesa, të cilat janë ende në këmbë, do të prishen gjatë ditëve në vijim pasi janë vlerësuar si të pabanueshme. Nga zonat e goditura nga tërmeti, deri tani janë evakuuar më shumë se 370 mijë persona.

Mijëra sirianë që kishin kërkuar strehim në Turqi për t’i shpëtuar luftës civile të vendit të tyre janë kthyer në shtëpi në zonën e luftës, të paktën tani për tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë