Nga 1200 refugjatë afganë që u përfol fillimisht, Shqipëria do të presë rreth 4 mijë të tillë. Shifra e re u shqiptua nga Kryeministri Edi Rama.
“Do të vijnë 2 mijë që janë listuar dhe 2 mijë të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do të jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama në një intervistë të dhënë për CNN.
Në intervista të mëhershme të dhëna për mediat spanjolle, italiane e deri për BBC-në, kreu i Qeverisë ka folur për shifra që shkonin deri në 3 mijë refugjatë.
Duke cituar Kanunin e Lekë Dukagjinit se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, kreu i Qeverisë tha se kushdo që dëshiron të qëndrojë në Shqipëri, mund të qëndrojë.
Rama foli për situatën e afganëve dhe për nevojën e hapjes së dyerve për ta për strehimin e tyre në një moment të vështirë.
Për CNN, Rama përsëriti se 30 vite më parë, shqiptarët ishin “afganët” për italianët.
“Kështu që askush më mirë se ne e kupton situatën e tyre. Kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura. Nuk bëhet fjalët për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz. Duhet t’iu japim strehë në një moment krize të thellë”, tha ai.
Rama tha se afganët në rrezik nuk mund të lihen pa strehë në këto momente, në një kohë që vendin e tyre, sipas tij, e ka përpirë lufta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje