Politike

Rritja e çmimeve, Meta thirrje qeverisë të miratojë një paketë ekonomike për qytetarët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës. Mëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ai eshte shprehur se Shqipëria nuk ka ndërmarrë një paketë ekonomike në ndihmë të qytetarve.

Duke iu referuar situatës së rritjes së çmimeve, ka thënë se Greqia ka miratuar një paketë të ndihmës ekonomike me 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.

Sipas tij këtë shembull kanë ndjekur edhe Maqedonia e Veriut, Kosovës dhe Kroacisë. Presidenti kërkoi që qeveria të ndërhyjë në uljen e çmimit të karburanteve dhe të miratojë një paketë ekonomike për ndihmë të familjeve në nevojë.
“Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi”, ka thënë Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë