Politike

Rritja e çmimeve/ PD kërkesë për mocion me debat me Ramën

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për situatën ekonomike në vend dhe rritjen e çmimeve, një nismë që Basha e paralajmëroi fundjavën e kaluar para mbledhjes së grupit parlamentar.

“Masat e marra deri më tani nga qeveria shqiptare duken krejt të pamjaftueshme për një situatë që çdo ditë e më shumë vështirësohet dhe ashpërsohet për mijëra familje që jetojnë në kufijtë e mbijetesës.

Kerkesa per mocion me debat e dorezuar nga Enkelejd Alibeaj

Vlerësojmë se detyra jonë si deputet është të shqyrtojmë me urgjencë këtë çështje dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme. Prandaj kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar në seancën e datës 17.3.2022”, thuhet në kërkesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë